• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Armata ukrainase kreu bastisje në restorante, bare dhe sallë koncertesh në Kiev, duke kërkuar burra për shërbim ushtarak

Armata ukrainase kreu bastisje në restorante, bare dhe sallë koncertesh në Kiev, duke kërkuar burra për shërbim ushtarak

Kiev, 15 tetor 2024 (MIA) - Pjesëtarë të armatës ukraianse hynë nëpër restorante, bare dhe sallë koncertesh në Kiev, i kontrolluan dokumentet për regjistrim ushtarak dhe i morën birrat të cilët nuk ishin paraqitur për shërbimin ushtarak, kumtuan mediumet lokale.

Janë publikuar edhe video-xhirime se si oficerë ukrainas më 11 tetor janë sistemuar para sallës Pallati i sportit në Kiev, ku rok grupi ukrainas "Oushën Elzi" mbajti koncert. Gjatë daljes, oficerët i kontrollonin dokumentet dhe arrestuan disa burra.

Kontrollet u kryen edhe në qendrën tregtare luksoze "Gudvin" dhe në restorantin e njohur "Avalon" në Kiev.

Sipas raporteve lokale, bastisje u kryen edhe në klube dhe restorante nëpër qytete tët jera ukrainase, përfshirë Harkovin dhe Dnjeprin në Ukrainën lindore dhe qendrore.

Të gjithë burrat ukrainas të moshës prej 25 deri 60 vjeç janë lëndë regrutimi, ndërsa burrat e moshës prej 18 deri 60 vjeç nuk lejohen ta braktisin vendin. ab/

foto: МIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR