• e shtunë, 23 nëntor 2024

Armata izraelite: Vritet lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah

Armata izraelite: Vritet lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah

Tel Aviv, 28 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite zyrtarisht kumtoi se lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, është vrarë në sulmet ajrore izraelite të premten në Bejrut.

"Hasan Nasrallah u likuidua më 27 shtator në një sulm ajror në Bejrut", thuhet në kumtesë.

Sulmet e djeshme ajrore izraelite ndaj paralagjave të Bejrutit, siç thuhet, "ishin të orientuara ndaj qendrës komanduese të Hezbollahut".

Në kumtesën e IDF-së shtohet se krahas Nasrallahut, është vrarë edhe komandanti i Frontit jugor të Hezbollahut, Ali Karaki, si dhe komandantë tjerë të kësaj lëvizjeje.

Nasrallah ka qenë objektiv i sulmit derisa ka qenë në shtabin qendror të Hezbollahut në paralagjen jugore të Bejrutit, të njohur si Dahije. Sipas IDF-së, shtabi i Hezbollahut është nën tokë, i fshehur nën ndërtesat në atë lagje.

"Sulmi është kryer derisa në shtabin kanë qenë funksionarët më të lartë të Hezbollahut, të cilët kanë përgatitur dhe koordinuar aktivitete terroriste kundër qytetarëve të Izraelit", shtihet në kumtesën e armatës izraelite.

Siç u njoftua, pas informatave të sakta zbuluese nga ushtria dhe shërbimet zbuluese, luftëtarët e IDF-së kanë kryer sulm ndaj shtabit qendror të Hezbollahut.

Sipas ushtrisë izraelite, "Nasrallah është përgjegjës për vrasjen e shumë ushtarëve dhe qytetarëve izraelitë, si dhe për planifikimin dhe kryetrjen e mijëra aktiviteteve terroriste". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR