• e shtunë, 05 tetor 2024

Armata izraelite shpalli pauzë katërorëshe të luftimeve në kampin e qytetit Rafah që popullata të furnizohet me rezerva

Armata izraelite shpalli pauzë katërorëshe të luftimeve në kampin e qytetit Rafah që popullata të furnizohet me rezerva

Rafah, 30 dhjetor 2023 (MIA) - Armata izraelite paralajmëroi pauzë taktike prej katër orëve në luftimet në kampin e qytetit Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, lajmëroi DPA.

Operacionet ushtarake atje do të ndërpriten përkohësisht për shkaqe humanitare, deklaroi zëdhënësi i armatës izraelite në "X".

Pauza paralajmërohet që popullata të mund t[ë furnizohet me rezerva, thuhet në kumtesë.

Paraprakisht, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve në qytetin Kan Junis t'i braktisin shtëpitë e tyre dhe të vendpsen në qytetin Rafah në pjesën juglindore të Gazës, në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Armata izraelite, gjithashtu, sot caktoi marsh rutë që civilët ta anashkalojnë rrugën e shfrytëzuar më parë për ikje nëpër qytetin Kan Junis, për të cilën ushtria thotë se është e rrezikshme.

Sipas Kombeve të Bashkuara, pas zgjerimit të sulmeve izraelite drejt pjesës qendrore të Rripit të Gazës, pothuajse nuk ka hapësirë për banorët e zhvendosur në brendësi. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR