• e shtunë, 29 qershor 2024

Armata izraelite pretendon se ka shkatërruar rrjetin e tuneleve të Hamasit në Xhabalia

Armata izraelite pretendon se ka shkatërruar rrjetin e tuneleve të Hamasit në Xhabalia

Xhabalia, 30 maj 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) sot njoftoi se e ka shkatërruar rrjetin e tuneleve të Hamasit në qytetin Xhabalia në pjesën veriore të Rripit të Gazës, nga ku në fillim të këtij muji ishin gjetur trupat e shtatë pengjeve. 

IDF-ja pretendon se tunelet ishin shkatërruar nga njësia elitare luftarake Jahalo, automjete inxhinierike, miniera dhe "asete të tjera teknologjike".

IDF-ja shtoi se rrjeti i tuneleve ishte shkatërruar pasi ushtria përjashtoi mundësinë që grupi militant palestinez mund të mbante më shumë pengje në atë vend. qa/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR