Armata izraelite pretendon se ka shkatërruar gjysmën e forcave të Hamasit në Rafah?!
- Ushtria izraelite kumtoi sot se ka shkatërruar rreth gjysmën e forcave luftarake të Hamasit në Rafah, duke vrarë të paktën 550 persona të armatosur në atë zonë?!
- Post By Fami Bajrami
- 20:02, 17 qershor, 2024
Tel Aviv, 17 qershor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite kumtoi sot se ka shkatërruar rreth gjysmën e forcave luftarake të Hamasit në Rafah, duke vrarë të paktën 550 persona të armatosur në atë zonë?!
Divizioni 162 lufton në Rafah më shumë se 40 ditë pasi së pari mori kontrollin mbi periferinë lindore dhe vendkalimin kufitar me Egjiptin në fillim të majit.
Në fazën e dytë të operacionit, dhjetë ditë më vonë, divizioni mori kontrollin e lagjes braziliane, raportuan mediat izraelite.
Në fazën e tretë, ushtria mori nën kontrollin në gjithë kufirin midis Egjiptit dhe Gazës i njohur si korridori Filadelfia dhe hyri në lagjen veriperëndimore të Tel Sulltanit.
Sipas Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), të paktën 550 burra të armatosur janë vrarë në operacionin Rafah dhe ky bilanc përfshin ata që ushtarët kanë mundur të identifikojnë fizikisht pas luftimeve.
Përveç kësaj, shumë operativë të Hamasit janë vrarë në sulme ndaj ndërtesave dhe tuneleve, vlerëson armata, por nuk dihet se sa u larguan nga zona e Rafahs kur filloi ofensiva.
Foto: arkivi i MIA-s