• e shtunë, 23 nëntor 2024

Armata izraelite planifikon të rekrutojë rreth 7.000 burra nga bashkësia ultra-ortodokse

Armata izraelite planifikon të rekrutojë rreth 7.000 burra nga bashkësia ultra-ortodokse

Tel Aviv, 13 nëntor 2024 (MIA) – Armata izraelite planifikon që përsëri të urdhërojë rekrutimin e burrave nga bashkësia ultra-ortodokse këtë javë. Disa edicione izraelite sot njoftuan se rreth 7.000 anëtarë të bashkësisë së lartë fetare do të marrin thirrje, informon DPA. 

Ish ministri i Mbrojtjes, Joav Galant e ka miratuar dërgimin e thirrjeve para shkarkimit të tij, njoftoi Tajms of Izrael. 

Ushtria njoftoi se kanë për qëllim t’i dërgojnë njoftimet sipas të planifikuarës. Izrael Kac, ministri i ri i Mbrojtjes, nuk e shfuqizoi masën. 

Sipas raporteve të mediave, rreth 3.000 burra ultraortodoks tashmë kanë marrë thirrje për të shërbyer në ushtri gjatë verës. Megjithatë, thuhet se vetëm një numër i vogël i tyre janë paraqitur në qendrat e ushtrisë. 

Me dekada, bashkësia ultra-ortodokse izraelite ishte liruar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Megjithatë, lirimi skadoi para disa muajve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR