• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Armata izraelite përsëri sulmoi caqe në Sana të Jemenit

Armata izraelite përsëri sulmoi caqe në Sana të Jemenit

Sana, 25 shtator 2025 (MIA) - Armata izraelite (IDF) ka sulmuar kryeqytetin e Jemenit, Sana, një ditë pasi Huthët morën përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj hotelit në vendpushimin Eilat në Detin e Kuq, publikoi televizioni "Al-Masira", e kontrolluar nga rrebelët jemenas. 

Sipas dëshmitarëve IDF-ja sulmoi rajonet jugore dhe perëndimore të Sanas. 

Rebelët jemenas kontrollojnë pjesë të mëdha të vendit, duke përfshirë dhe Sanën, ku Huthët kanë krijuar institucionet e tyre politike. Autoritetet e njohura ndërkombëtarisht të Jemenit janë dëbuar nga Sana në Aden. 

Nga tetori i vitit 2023, kur filloi lufta në Rripin e Gazës, Huthët kanë lëshuar raketa dhe dronë drejt objektivave të Izraelit dhe kanë sulmuar më shumë se 100 anije në Detin e Kuq dhe Arabik në ngushticën Bab-el-Mandeb dhe në Gjirin e Adenit, në shenjë të mbështetjes për palestinezët. Në përgjigje të sulmeve, Izraeli ka goditur vazhdimisht objektiva në zonat e Jemenit të kontrolluara nga Huthët. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR