• e enjte, 18 korrik 2024

Armata izraelite njoftoi se ka zbuluar "një nga depot më të mëdha të fshehta për armë" në Rripin e Gazës

Armata izraelite njoftoi se ka zbuluar

Tel Aviv, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite njoftoi sot se ka zbuluar "një nga depot më të mëdha të fshehta të armëve" në Rripin e Gazës. Gjendet në afërsi të spitalit dhe shkollës në pjesën veriore të territorit palestinez, informon DPA.

Sipas kumtesës, në depo ishin gjetur qindra copë granata kundër tankeve, dhjetëra projektilë kundër tankeve dhe pajisje shpërthyese, projektilë me rreze të gjatë veprimi, dhjetëra granata dhe fluturake pa pilot. Kjo është "një nga depot më të mëdha të fshehta për armë" të zbuluara nga armata izraelite në Rripin e Gazës.

Një pjesë e armëve është shkatërruar në vendin e ngjarjes, përderisa të tjerat ende hetohen nga ana e ushtrisë izraelite. 

Zëdhënësi i armatës izraelite ishte cituar në kumtesë se "e gjithë kjo infrastrukturë që ka lidhje me terrorizmin gjendet në afërsi të ndërtesave banesore në zemër të territorit të banuar me civilë". "Kjo është edhe një dëshmi për shfrytëzimin cinik të civilëve në Rripin e Gazës si mbrojtje e gjallë nga ana e organizatës terroriste Hamas", theksoi ai. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR