• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Armata izraelite njoftoi se ka shkatërruar strukturat e Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës

Armata izraelite njoftoi se ka shkatërruar strukturat e Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës

 Tel Aviv, 7 janar 2024 (MIA) -  Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari deklaroi se  në pjesën veriore të Rripit të Gazës është shkatërruar struktura ushtarake e lëvizjes islamike "Hamas",  transmeton DPA.

Hagari tha se Hamasi kishte dy brigada me 12 regjimente në pjesën veriore të Gazës  para fillimit të luftës   tre muaj më parë. 

"Aty ka pasur gjithsej 14 mijë terroristë", tha zëdhënësi, duke shtuar se që nga fillimi i luftimeve, janë vrarë një numër i madh të komandantëve të Hamasit, janë shkatërruar depo armësh dhe municionesh, ndërsa ushtarët izraelitë zbuluan dhe shkatërruan tunele nëntokësore. 

 Vetëm në kampin e refugjatëve Xhabalia, armata izraelite zbuloi tetë kilometra tunele me 40 hyrje.

Hagari shpjegoi se Hamasi nuk vepron më në mënyrë të organizuar në zonë. 

 "Në Xhabalia ka ende terroristë, por tani ata punojnë pa kornizë dhe pa komandantë", tha ai. Sipas tij, megjithatë, sulme sporadike me raketa ndaj Izraelit priten ende nga zona.

Armata izraelite për momentin po përpiqet të shkatërrojë strukturat e Hamasit në pjesën qendrore dhe lindore të Rripit të Gazës. Sipas Hagarit, procesi do të marrë kohë dhe luftimet do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit. 

 Deri më tani, sipas Izraelit, janë vrarë rreth tetë mijë anëtarë të Hamasit

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR