• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armata izraelite mohon të ketë ditur për planet e Hamasit

Armata izraelite mohon të ketë ditur për planet e Hamasit

Jerusalem, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Armata izraelite sot njoftoi se nuk është e vërtetë se e ka ditur për planet e Hamasit për ta kaluar kufirin dhe për të sulmuar jugun e vendit me 7 tetor.

Gazeta "NjuJork tajms" ka raportuar në një botim të inteligjencës të premten që thoshte se ushtria izraelite e dinte për planin e Hamasit një vit përpara se të kryhej sulmi.

Gazeta pretendon se Jerusalemi ka marrë informacion në një brifing nga analistë të inteligjencës, por se ushtria izraelite e konsideroi planin e Hamasit "të pabazë".

"Qesharake është të përpiqesh të promovosh çdo lloj teorie konspirative. Refuzoj kategorikisht çdo mundësi që të ishte kështu", shkroi nënkoloneli Xhonatan Konrikus nga Forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) në rrjetin social X.

Ai, gjithashtu, ka pranuar se "IDF" nuk ka arritur të sigurojë atë që duhej të bënte-mbrojtje dhe siguri për izraelitët.

Konrikus tha se armata do të ndërmerrte një kontroll "gjithëpërfshirës" për lëshimet sapo Hamasi të mposhtej. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR