Armata izraelite me rekomandime për qytetarët që të ruajnë ushqime, ujë dhe ilaçe
- Komanda e ushtrisë izraelite (IDF) publikoi udhëzime me të cilat u rekomandon izraelitëve që të sigurojnë furnizimin me ushqim dhe ujë për të paktën 72 orë.
Tel Aviv, 9 tetor 2023 (MIA) - Komanda e ushtrisë izraelite (IDF) publikoi udhëzime me të cilat u rekomandon izraelitëve që të sigurojnë furnizimin me ushqim dhe ujë për të paktën 72 orë.
“Fushata mund të jetë e gjatë dhe është e rëndësishme që çdo familje të kujdeset që të ketë ujë, ushqim, ilaçe dhe pajisje të nevojshme për situata emergjente”, thuhet në kumtesën.
Ata rekomanduan që njerëzit të kontrollojnë se ku është streha e tyre më e afërt për mbrojtje nga bombardimet. ls/
Foto: EPA