• e martë, 24 dhjetor 2024

Armata izraelite ka vrarë një pjesëtar të Hezbollahut në Siri

Armata izraelite ka vrarë një pjesëtar  të Hezbollahut në Siri

Tel Aviv, 12 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) kumtoi se sot ka sulmuar dy caqe në Siri, me ç'rast ka vrarë një pjesëtar të lëvizjes islamike libaneze, Hezbollah.

"Armata izraelite e ka eliminuar Ahmad al Xhabër, terrorist i Hezbollahut në Siri, në rajonin Kuneitra", thuhet në kumtesën e IDF-së.

Armata izraelite njoftoi edhe se ka sulmuar një rajon tjetër në Sirinë jugore. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR