• e enjte, 18 korrik 2024

Armata izraelite ka vrarë disa militantë palestinezë në një operacion në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Armata izraelite ka vrarë disa militantë palestinezë në një operacion në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Jerusalem, 6 janar 2023 (MIA) - Armata izraelite mëngjesin e sotëm ka vrarë disa militantë palestinezë në një operacion në një kamp refugjatësh afër qytetit Erihon në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Deri më tani, numri i viktimave nuk është specifikuar.

Operacioni kishte në shënjestër militantët e lëvizjes islamike Hamas, të dyshuar për një tentativë sulmi në një restorant në vendbanimin e afërt hebre Vered Erihon, gjithashtu në Bregun Perëndimor, më 28 janar.

Deri më tani, nuk ka asnjë koment nga autoritetet palestineze. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR