• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armata izraelite ka vendosur teknologji ushtarake me inteligjencë artificiale në Rripin e Gazës

Armata izraelite ka vendosur teknologji ushtarake me inteligjencë artificiale në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 10 shkurt 2024 (MIA) - Armata izraelite ka vendosur për herë të parë teknologjinë ushtarake të inteligjencës artificiale në konfliktin në Rripin e Gazës duke ngritur frikën për përdorimin e armëve autonome në luftën moderne.

Numri në rritje i viktimave civile tregon se nevojitet mbikëqyrje shumë më e madhe mbi përdorimin e formave të reja të teknologjisë ushtarake. "Tani po përballemi me situatën më të keqe të mundshme të vdekjes dhe vuajtjes që shohim sot, disa prej tyre janë shkaktuar nga teknologjia e re", deklaroi ekspertja e armëve në "Hjuman rajts uoç", Meri Vareham.

Ushtria izraelite po përdor një pamje optike të inteligjencës artificiale prodhuar nga startapi izraelit "Smart shuter" që lidhet në armë si pushkë dhe mitraloz.

Më shumë se 150 vende në dhjetor mbështetën rezolutën e KB-së që identifikon "sfida dhe shqetësime serioze" rreth teknologjisë së re ushtarake dhe "inteligjencës artificiale dhe sistemeve autonome të armëve".

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR