• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armata izraelite ka liruar disa gazetarë të arrestuar në spitalin Al-Shifa në Rripin e Gazës

Armata izraelite ka liruar disa gazetarë të arrestuar në spitalin Al-Shifa në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 19 mars 2024 (MIA) - Armata izraelite pas 12 orësh ka liruar disa gazetarë të cilët u arrestuan në spitalin Al-Shifa në pjesën veriore në Rripit të Gazës.

Zyra për informimin e pengjeve kumtoi se mes gazetarëve të liruar është dhe korrespondenti i Al Xhezirës, Ismail Al-Gul.

Mirëpo në kumtesë nuk është saktësuar numri i gazetarëve të liruar.

Gjatë bastisjes së ushtarëve izraelitë në spitalin Al-Shifa janë sekuestruar telefona, kompjuterë dhe pajisje për regjistrim.

Forcat okupuese na vendosën në duar pranga në spitalin Shifa, na lidhën sytë, na morën në pyetje dhe kanë shkatërruar përmbajtjen, theksoi Gul.

Armata izraelite njoftoi se "do të vazhdojë me operacionet në spitalin Shifa në Gazë".

"Sipas informatave të marra nga Agjencia për siguri të brendshme Shin-Bet (Shabak) dhe shërbimi ushtarak inteligjent (Aman), anëtarët e Hamasit duke përfshirë dhe komandantë në terren, fshihen në spital dhe e përdorin atë si një zonë operative nga ku do të drejtojnë operacionet terroriste. Armata do të vazhdojë punën në spital", deklaroi zëdhënësi i armatës izraelite Daniel Hagari. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR