• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Armata izraelite ka kryer sulm ndaj edhe një shkolle në Gazë

Armata izraelite ka kryer sulm ndaj edhe një shkolle në Gazë

Jerusalem, 7 qershor 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se sot ka sulmuar pozita të Hamasit në shkollë, me të cilën menaxhon KB-ja në veri të Gazës dhe me këtë rast janë vrarë 17 persona.

Nga spitali që gjendet në afërsi, kumtuan se jetën e kanë humbur 37 persona.

Sulmit dje i paraprinte sulm izraelit ndaj shkollës së KB-së në qendër të Gazës, ku jetën e kanë humbur të paktën 33 persona, mes të cilëve 12 gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore lokale, edhe pse raporte tjera thonë se numri i viktimave është më i madh. Shefi i UNRVA-së, Filip Lazarini tha se sulmi i sotëm është kryer "pa paralajmërim paraprak".

Ai shtoi se UNRWA "i ndan koordinatat e të gjitha kapaciteteve të saj (duke përfshirë këtë shkollë) me armatën izraelite dhe palët tjera në konflikt".

"Sulmet, targetimi ose përdorimi i ndërtesave të KB-së për caqe ushtarake janë mosrespektim i turpshëm i së drejtës humanitare ndërkombëtare", tha Lazarini.

Shënjestër e sulmit të sotëm ka qenë shkolla Asma në kampin për refugjatë Shati në pjesën veriore të Gazës, me të cilën udhëheq Agjencia palestineze e KB-së për refugjatë - UNRVA. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR