Armata izraelite ka kryer numër të madh të sulmeve ndaj Sirisë
- Opseravatori sirian për të drejtat e njeriut (SOHR) kumtoi se armata izraelite ka gjuajtur numër të madh të objektivave ushtarake në rajonin bregdetar perëndimor Tartus, ku është locuar edhe baza detare ruse.
- Post By Besnik Shuki
- 18:47, 16 dhjetor, 2024
Damask, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Opseravatori sirian për të drejtat e njeriut (SOHR) kumtoi se armata izraelite ka gjuajtur numër të madh të objektivave ushtarake në rajonin bregdetar perëndimor Tartus, ku është locuar edhe baza detare ruse.
Në kumtesën e organizatës me seli në Londër thuhet se aeroplanët ushtarakë izraelitë shënjestruan disa lokacione mbrëmë, duke përfshirë njësitë e mbrojtjes ajrore dhe një depo për raketat tokë-tokë. Sipas SOHR-së, këto janë "sulmet më të rënda që nga viti 2012".
Pasi koalicioni i armatosur e rrëzoi Bashar al-Asadin dhe e pushtoi Damaskun më 8 dhjetor, ushtria izraelite ka kryer 473 sulme mbarë Sirinë. bsh/
Foto: MIA arkiv