• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Armata izraelite hyri në pjesën qendrore të Rripit të Gazës

Armata izraelite hyri në pjesën qendrore të Rripit të Gazës

Jerusalem, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Armata izraelite publikoi sot një video që tregon automjetet e saj të blinduara duke hyrë në Rripin qendror të Gazës. Batalionet nga kampi në Gazën qendrore po përballen aktualisht me forcat e ushtrisë izraelite.

"Së shpejti do të pushojnë së funksionuari, ashtu si batalionet e tjera", njoftoi komandanti i divizionit 36, Dado Bar Kalifa.

Batalioni Al Burei në qendër të Gazës përbëhet nga rreth një mijë luftëtarë dhe është vetëm një nga katër batalionet e grupit militant palestinez Hamas me seli në zonë.

Katër batalione të Hamasit në qendrën e Gazës, Al Bureixh, Deri Al Balah, Magazi dhe Nusejrat pësuan dëm të caktuar në sulmet izraelite, por besohet se mbesin kryesisht funksionale. Komandanti i brigadës së kampeve qendrore, Ajman Nofel, u vra në një sulm izraelit muajin e kaluar.

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Izraelit, gjeneral koloneli Herzi Halevi sonte kumtoi se armata i zgjeron operacionet në pjesën jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës dhe se i ka shkatërruar pothuajse të gjitha batalionet e Hamasit në veri.

"Sapo mbërrita nga Rripi i Gazës. Ushtarët i takova në veri të Rripit. Më ka bërë përshtypje sesi forcat luftojnë, punojnë dhe arrijnë qëllimet që kemi vendosur për to. "SHI është afër shkatërrimit të batalioneve të Hamasit në veri të Rripit të Gazës", tha Halevi në një konferencë shtypi në jug të Izraelit.

Ai shtoi se "shumë terroristë dhe komandantë janë eliminuar", se disa janë dorëzuar dhe se ka qindra të burgosur dhe se shumë infrastruktura nëntokësore dhe armë janë shkatërruar.

Halevi njoftoi se "përpjekjet janë të përqendruara në jug të Rripit të Gazës, Kan Junis" dhe kampet në pjesën qendrore, njoftuan mediat izraelite. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR