• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armata filipinase vrau nëntë militantë të dyshuar myslimanë në jug të vendit

Armata filipinase vrau nëntë militantë të dyshuar myslimanë në jug të vendit

Manilë, 27 janar 2024 (MIA) - Ushtarët filipinas vranë nëntë militantë të dyshuar myslimanë në jug të venditl përfshirë edhe dy nga të dyshuarit kryesor për sulmin me bombë muajin e kaluar në të cilin jetën e humbën katër të krishterë, kumtoi sot ushtria.

Katër vëzhgues ushtarak ishin lënduar më lehtë në operacionin e kryer të enjten kundër një njësie të vogël të lidhur me grupin Shteti islamik, Davla islamia, në provincën Lanao del Sur, deklaroi zëdhënësi ushtarak.

Ai shtoi se forcat ushtarake u ndeshën me rreth 15 militantë në serinë e të shtënave nga e enjtja deri të premten, pasi që disa banorë lokal e informuan armatën për prani të militantëve, duke shtuar se armata po gjurmon për militantët e mbijetuar. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR