• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Armata e Ukrainës: Ukraina rifitoi një pjesë të territorit në jug

Armata e Ukrainës: Ukraina rifitoi një pjesë të territorit në jug

Kiev, 11 shtator 2023 (MIA) - Armata ukrainase njoftoi mbrëmë se kishte pushtuar 1.5 kilometra katrorë shtesë rreth fshatit Robotin të çliruar së fundmi në jug të vendit, raportojnë mediat kroate.

"Rusët po mbajnë çdo metër tokë ukrainase. Megjithatë, forcat ushtarake ukrainase po përpiqen ta bëjnë sa më të vështirë që të jetë e mundur për armatën ruse marrjen e furnizimeve, dhe në disa zona kjo ka qenë e suksesshme", tha dje Aleksander Stupun, një zëdhënës ushtarak në vijën e parë të frontit.

Ndërkohë, në Ukrainën lindore, armata ruse po përparon ofensivën e saj. Sipas Stupun, afër Marinkës në rajonin e Donjeckut, ushtarët ukrainas zmbrapsën rreth 15 sulme të armikut.

Në rajonin e Harkovit, rusët nuk arritën të përparonin pranë fshatit Berestovo, njoftuan autoritetet ukrainase. Sipas Shtatmadhorisë së Ukrainës, më shumë se 30 beteja u zhvilluan në 24 orët e fundit. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR