• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Armata e RD Kongo pohon se ka parandaluar një atentat ndaj presidentit Çisekedi

Armata e RD Kongo pohon se ka parandaluar një atentat ndaj presidentit Çisekedi

Kinshasa, 20 maj 2024 (MIA) - Armata e Republikës demokratike Kongo sot kumtoi se ka parandaluar një atentat ndaj presidentit Feliks Çisekedi në Kinshasa, në të cilin ishin përfshirë edhe shtetas të huaj.

Zëdhënësi i armatës së RD Kongo, gjeneral brigade Silavin Ekenge deklaroi se për përpjekjen për atentat janë arrestuar 50 të dyshuar, mes të cilëve edhe tre shtetas amerkan dhe një britanik.

Ai theksoi se "tani situata është nën kontroll".

Më parë, persona të armatosur hynë në shtëpinë e ish shefit të shtabit të përgjithshëm, Vital Kamerhe, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Çisekedi.

Sipas dëshmitarëve okularë, 20 sulmues me uniforma ushtarake hynë në rezidencën dhe hapën zjarr, ku e humbën jetën dy roje dhe një sulmues.

Sulmuesit e pushtuan edhe Pallatin e kombeve dhe zyrën e presidentit në qendër të qytetit, e cila ishte e siguruar posaçërisht nga Garda e Republikës.

Presidenti Çisekedi deri më tani nuk e ka komentuan incidentin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR