• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Armata amerikane evakuon personelin nga ambasada e SHBA-së në Haiti

Armata amerikane evakuon personelin nga ambasada e SHBA-së në Haiti

Uashington, 10 mars 2024 (MIA) – Ushtria amerikane sot kumtoi se në rrugë ajrore ka realizuar evakuimin e stafit të ambasadës amerikane nga kryeqyteti i Haitit, Port-o-Prens me qëllim të rritjes së sigurisë së ambasadës, derisa në vend zgjat gjendja e jashtëzakonshme.

Një kumtesën e Komandës jugore amerikane theksohet se SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur policinë e Haitit, planet për të vendosur një mision të Kombeve të Bashkuara si dhe një tranzicion paqësor të pushtetit përmes zgjedhjeve të lira dhe të korrekte.

Në Haiti javën e kaluar u shpall gjendje e jashtëzakonshme pas përshkallëzimit të dhunës mes bandave të armatosura që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Ariel Anri.

Më herët, zëdhënësi i Komandës jugore amerikane, Mejson Englhart theksoi se SHBA shqyrton gjithashtu edhe dërgimin e marinsave në Haiti.

"Vendosja e ekipit ‘FAST’ është një nga opsionet që ka Ministria e i Mbrojtjes nëse Departamenti i shtetit kërkon mbështetje të sigurisë nga ambasada amerikane në Port-o-Prens", thekson Englehart.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR