• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armët e konfiskuara në veri të Mitrovicës ndërlidhet me sulmin e vitit të kaluar në Banjskë

Armët e konfiskuara në veri të Mitrovicës ndërlidhet me sulmin e vitit të kaluar në Banjskë

Prishtinë, 15 qershor 2024 (MIA) - Policia e Kosovës kumtoi se armët të cilat dje u konfiskuar në dy lokacione në veri të Mitrovicës janë gjetur tek dy persona për të cilët po gjurmojnë autoritetet kosovare lidhur me rastin e Banjskës nga shtatori i vitit të kaluar,kur jetën e humbi një polic dhe tre anëtarë të grupit serb i cili e kreu sulmin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Policia e Kosovës paraprakisht për mediumet konfirmoi se dje pasdite kreu dy bastisje në veri të Mitrovicës dhe gjeti armë.

Bastisjet janë kryer në dy lokacione, tek personat e kërkuar Zharko Cvetkoviq dhe Marijan Radojeviq, u konfirmua mbrëmë në konferencën për shtyp të mbajtur në hapësirat e policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ku u ekspozuan edhe armët e konfiskuara.

Ushtruesi i detyrës komandant i rajonit verior të policisë së Kosovës, Veton Elshani në konferencë për shtyp saktësoi se një pjesë e armëve, më saktë tre kallashnikovë, u gjetën në një shahtë afër vendit Tre soliterët. Këtë konfiskim ai e ndëridhi me M.R., për të cili tashmë po gjurmon policia e Kosovës lidhur me rastin e Banjskës.

Bastisja e dytë është kryer në rrugën "Aradhat e minatorëve", në shtëpinë dhe në dy lokacione në oborr. Ky konfiskim është i lidhur me Cvetkoviqin, për të cilin policia gjithashtu gjurmon lidhur me rastin e Banjskës.

Elshani tha se në këtë rast policia e Kosovës ka bashkëpunuar me Agjencinë kosovare të zbulimit dhe me qytetarë.

"Morëm informata për lokacionine  armëve dhe kryem bastisje. Dyshuam se rasti është i lidhur me persona të cilat tashmë po kërkohen", tha Elshani.

Janë gjetur disa lloje të armëve - automatike, pushkë gjuetie, pistoleta, municion të kalibrit të ndryshëm, mjete shpërthyese.

Në lokacionin e parë janë gjetur tri armë të gjata AK-47, katër karikatorë me 60 fishekë, një krehër me 11 fishekë, një këllëf revoleje, një çantë ushtarake.

Ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur një rrip brezi me 25 fishekë për armë gjuetie, 23 fishekë për armë gjuetie, pistoletë TT me një karikator me tetë fishekë, tre karikatorë me nga tetë fishekë, dy karikatorë në fotrollë, 28 fishekë për armë të gjata, 10 krehër me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë), një kuti me fishekë 7×62, katër pastruese të armës, kuti me lëndë të dyshimtë.

Në lokacionin e tretë janë gjetur armë e gjatë me bajonetë, një pistoletë me dy karikatorë me nga tetë fishekë 7×62 dhe një fotrollë, çantë e zezë me pajisje për pastrim të armës, dy kuti me nga 50 fishekë 7×62, tre karikatorë me fotrolla me nga tetë fishekë, armë e gjatë gjuetie me çantë.

Ndërsa në lokacionin e katërt janë gjetur iriq metalik, jelek i brendshëm antiplumb, 30 copë mjet i dyshuari eksploziv TM 100, një uniformë, çantë e zezë me pajisje të ndihmës së parë dhe adapter për radiolidhje. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR