Armë të fshehura në një kamion u zbuluan në kufirin Turqi-Siri
- Autoritetet doganore turke në pikën kufitare Akçakale, në kufirin turko-sirian, sekuestruan 51 pushkë të gjata dhe 41 karikatorë të fshehur në rezervuarin e një kamioni mallrash, njoftoi portali "Turkije tëdej".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:53, 5 janar, 2026
Ankara, 5 janar 2026 (MIA) - Autoritetet doganore turke në pikën kufitare Akçakale, në kufirin turko-sirian, sekuestruan 51 pushkë të gjata dhe 41 karikatorë të fshehur në rezervuarin e një kamioni mallrash, njoftoi portali "Turkije tëdej".
Sipas një deklarate me shkrim nga autoritetet lokale, nëpunësit e doganës sot kanë kryer një "kontroll të detajuar të një kamioni të dyshimtë që po hynte në Turqi nga Siria", gjatë të cilit u përcaktua prania e armëve të zjarrit dhe municioneve në rezervuarin e karburantit të automjetit.
Në kumtesë theksohet edhe se shoferi i kamionit është arrestuar, ndërsa rasti i është dorëzuar organeve kompetente për hetim të mëtejshëm.
Foto: Arkivi/ilustrim