• e shtunë, 23 nëntor 2024

Armë e re e fuqishme nga Gjermania së shpejti do të mbërrijë në Ukrainë

Armë e re e fuqishme nga Gjermania së shpejti do të mbërrijë në Ukrainë

Kiev, 9 janar 2024 (MIA) - Ukraina së shpejti do ta marrë pakon më të re të ndihmës ushtarake gjermane. Marrëveshja për ndihmë, e publikuar të enjten nga qeveria federale gjermane, përfshin dërgesë të Oerlikon Skajneks, sistem kundërajror nga prodhimtaria gjermane, i dizajnuar për mbrojtje me rreze të shkurtë veprimi.

Gjermania për herë të parë e publikoi marrëveshjen prej 200 milionë dollarë me Rajmetal, prodhues i Skajneks, në dhjetor të vitit 2022, me premtimin se i pari nga dy sistemet e mbrojtjes të përfshirë në marrëveshje do të mbërrijë në Ukrainë në fillim të vitit 2024.

Dërgesa vijon pas lutjeve të presidentit ukrainas Volodomir Zelenski dërguar partnerëve perëndimorë që të sigurojnë sisteme dhe armë shtesë për mbrojtje. Pakoja më e re e ndihmës së Gjermanisë përfshin edhe dy radarë për vëzhgim ajror  TRML-4D, 30 sisteme për zbulimin e dronëve, dy tanke për çminim dhe artileri dhe municion shtesë. 

Sipas prodhuesit, Skajneks është i pajisur që të mbrohet nga fluturake të mëdha taktike pa pilot, raketa ajër-tokë, minahedhës dhe raketa artilerike. Sistemi përbëhet nga radar 3D i aftë që të identifikojë kërcënime ajrore në shtrirje prej 50 kilometra. fc/

Fotografia: Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR