Aragçi nga Bejruti premtoi "hakmarrje të ashpër" nëse Izraeli sulmon Iranin
- Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, sot e paralajmëroi Izraelin se do të pasojë reagimi i ashpër nëse Irani sulmohet.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:09, 4 tetor, 2024
Bejrut, 4 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, sot e paralajmëroi Izraelin se do të pasojë reagimi i ashpër nëse Irani sulmohet.
"Derisa entiteti izraelit ndërmerr çfarëdolloj hapi ose mase kundër neve, hakmarrja jonë do të jetë më e fortë nga ajo e kaluara", tha Aragçi pas mbledhjes me kryetarin e Parlamentit të Libanit, Nebih Beri, transmetojnë mediat amerikane.
Vizita e Aragçit në Bejrut vjen vetëm tre ditë pasi Irani lëshoi të paktën 180 raketa ndaj Izraelit.
Zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare, Ali Fadavi, më herët sot deklaroi se Irani do të synojë instalimet izraelite të energjisë dhe gazit nëse Izraeli sulmon vendin.
Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, sot deklaroi se sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, tre ditë më parë, është plotësisht i ligjshëm dhe legjitim, duke shtuar se ai është një “dënim minimal për krimet tronditëse të Izraelit”. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s