Aragçi: Hamnei është ende gjallë "aq sa di unë"
- Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi deklaroi se Udhëheqësi Suprem i vendit, Ajatollah Ali Hamnei, është ende gjallë "për aq sa di ai".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:54, 28 shkurt, 2026
Teheran, 28 shkurt 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi deklaroi se Udhëheqësi Suprem i vendit, Ajatollah Ali Hamnei, është ende gjallë "për aq sa di ai".
Aragçi dha një intervistë për En-Bi-Si njuz pasi Kanali 12 i Izraelit raportoi se Izraeli vlerësoi se Hamnei "ndoshta është vrarë" në sulmet e sotme ajrore izraelite.
Duke folur drejtpërdrejt, Aragçi tha gjithashtu se dy komandantë u vranë në sulme, por zyrtarët e lartë mbijetuan.
"Të gjithë zyrtarët e lartë janë gjallë. Pra, të gjithë janë tani në pozicionet e tyre dhe ne po përballemi me këtë situatë, dhe gjithçka është në rregull, tha ai, raporton Tajms of Izrael.
Foto: Arkivi i MIA-s