• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arabia Saudite premtoi 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainë

Arabia Saudite premtoi 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainë
Riad, 15 tetor 2022 (MIA) - Arabia Saudite premton se Ukrainës do t'i japë pako të ndihmës humanitare në vlerë prej 400 milionë dollarëve, lajmëroi sot agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA, pas kritikave të SHBA-së për monarkinë e pasur me naftë. Ndihma ishte paralajmëruar dje gjatë bisedës telefonike mes trashëgimtarit të fronit të Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, dhe presidentit ukrainas Volidimir Zelenski, transmetoi DPA. Agjencia saudite kumtoi se ndihma do të ndihmojë të lehtësohen vuajtjet e ukrainasve në kushte të luftës aktuale që po zgjatë tashmë shtatë muaj, më saktësisht pasi që më 24 shkurt Rusia e sulmoi Ukrainën. Trashëgimtari saudit, shton DPA, tha se vendi i tij është i gatshëm t'i vazhdojë përpjekjet për ndërmjetësim dhe të gjitha hapat të cilat ndihmojnë në deeskalimin e konfliktit. Arabia Saudite muajin e kaluar kumtoi se trashëgimtari Mohamed bin Selman ka ndërmjetësuar mes Rusisë dhe Ukrainës për lirimin e 10 të burgosurve nga vende të ndryshme. Mbretëria paraprakisht këtë javë votoi për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së me të cilën dënohet ankesimi rus i katër provincave ukrainase. Arabia Saudite ndodhet nën kritikë të ashpër të SHBA-së pasi që karteli i naftës OPEK +, i kryesuar nga Riadi, ndërkaq në të cilin ndodhet edhe Rusia, paraprakisht këtë muaj kumtoi se e ka ulur prodhimin e naftës së papërpunuar për dy milionë barelë në ditë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR