• e shtunë, 23 nëntor 2024

APKE: Filantropisti turk i burgosur Osman Kavalla fitues i çmimit "Vacllav Havel"

APKE: Filantropisti turk i burgosur Osman Kavalla fitues i çmimit

Strasburg, 10 tetor 2023 (MIA) - Filantropistit të njohur turk dhe biznesmen Osman Kavalla i ishte ndarë çmimi "Vacllav Havel", lajmëroi DPA.

"Sot, më shumë se kurrë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të festohen gratë dhe burrat të cilët me guximin, vendosmërinë dhe forcën e tyre na e tregojnë rrugën drejt lirisë. Lufta e tyre është shembull për të gjithë ne", tha Tini Koks, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), e cila  e jep çmimin.

Ajçe, bashkëshortja e Kavallas, në emrin e tij e mori çmimin prej 60.000 eurosh, në emër të tij dhe lexoi një deklaratë në të cilën bashkëshorti i saj ia dedikoi çmimin "bashkëqytetarëve të tij të burgosur ilegalisht".

Kavalla ishte dënuar me burg të përjetshëm në prill të vitit 2022 për përpjekjen për grusht shtet në lidhje me protestat antriqeveritare që shpërthyen në Stamboll në vitin 2013. Ai është në burg nga viti 2017.

Qeveritë perëndimore dhe grupet për të drejtat e njeriut e kritikuan gjykimin dhe verdiktin e tij nga viti 2022 si të motivuar politikisht.

Kallava vjen nga një familje sipërmarrësish dhe ka promovuar shumë projekte të shoqërisë civile në Turqi. Është themelues i organizatës "Anadolu Kultur". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR