• e mërkurë, 27 nëntor 2024

APKE e emëroi Dora Bakojanin raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës

APKE e emëroi Dora Bakojanin raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës

Strasburg, 20 qershor 2023 (MIA) – Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), ka emëruar politikanen greke Dora Bakojani, raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Emërimin e Bakojanit e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend, Arben Gashi, i cili është anëtar i delegacionit të deputetëve nga Prishtina në Këshillin e Evropës, ndërsa aktualisht ndodhet në Strasburg, njoftuan mediat e Prishtinës dhe Serbisë.

Detyra e Bakojanit do të jetë përgatitja e një raporti për Kosovën, i cili do të shkojë në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi të marrë një raport nga dy avokatë eminentë që tashmë janë emëruar, avokatët gjermanë dhe finlandezë, Tomas Markert dhe Spiliopulu Akermark.

Ndërkohë pritet të emërohen edhe dy raportues, një në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe një në Komisionin për Barazi dhe Mosdiskriminim.

Bakojani është një politikane greke, e cila ka qenë Ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa më parë ka qenë kryetare e Athinës. Për momentin ajo mban postin e nënkryetares së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR