• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

APKE dërgon 14 vëzhgues për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

APKE dërgon 14 vëzhgues për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Strasburg, 18 prill 2024 (MIA) - Një delegacion prej 14 vëzhguesve të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) drejtuar nga Alfred Her (Zvicër, ALDE) do t'i vëzhgojë zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut më 24 maj.

Delegacioni do t'i monitorojë zgjedhjet së bashku me vëzhguesit nga Zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR), kumtoi APKE.

Vëzhguesit e APKE-s do të takohen me kandidatët garues në zgjedhje, me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Bashkë me delegacionin, në Shkup vjen edhe një ekspert i Komisionit të Venecias i cili do të japë mbështetje juridike gjatë vizitës.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR