• e martë, 24 dhjetor 2024

Apel i parashtruar në PE për dhurimin e gjeneratorëve të energjisë elektrike për Ukrainën

Apel i parashtruar në PE për dhurimin e gjeneratorëve të energjisë elektrike për Ukrainën
Strazburg, 23 nëntor 2022 (MIA) – Parlamenti evropian sot u bëri thirrje qyteteve evropiane që t’i dhurojnë gjeneratorë të energjisë elektrike Ukrainës, e cila po pëson ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës. Kryetarja e Parlamentit evropian Roberta Mecola, deklaroi se “ukrainasve tani u nevojitet përkrahje materiale që ta mbijetojnë dimrin” dhe shtoi se iniciativa e quajtur “Gjeneratorë të shpresës” është ndihmë e re praktike për Ukrainën në fillim të dimrit. Prefekti i Firencës dhe kryetari i rrjetit të qyteteve të mëdha evropian, Dario Nardela, përmes video-konferencës publikoi se komunat evropiane “kanë disa qindra gjeneratorë, madje edhe me madhësi industriale, që mund të prodhojnë energji elektrike”. Andrij Jermak, shef i kabinetit të presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski, sqaroi se këta gjeneratorë janë të domosdoshëm për përmbushjen e nevojave themelore të popullatës ukrainase, por se prioritet i vendit është ta ketë pajisjen e nevojshme për rimëkëmbjen e rrjetit të bombarduar elektrik. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR