• e premte, 12 korrik 2024

Apel deri te banorët e disa fshatrave që t'i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit në rrethinën e Negotinës

Apel deri te banorët e disa fshatrave që t'i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit në rrethinën e Negotinës

Negotinë, 11 korrik 2024 (MIA) - Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit në rrethinën e Negotinës, u dërgua apel që banorë të disa fshatrave t'i braktisin vendbanimet. Kumtesën e tillë sapo e lëshoi Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Negotinës.

"Dërgohet apel deri te popullata në komunën e Negotinës dhe atë në fshatrat Peshternicë, Bellavodë, Kalanjevë, Lipa, Brusnik dhe vendet në rrethinë, që t'i braktisin vendbanimet e tyre dhe të strehohen në vend të sigurtë në qytet ose fshatrat në afërsi që nuk janë përfshirë nga zjarri", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR