• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sistemet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë në funksion

Sistemet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë në funksion

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se sot për shkak të djegies së një kablloje optike te shumë operatorë të telekomunikimeve, në mesin e të cilëve edhe operatori që siguron shërbimin për qasje simetrike në internet në DAP, sistemet për shërbime elektronike nuk ishin në dispozicion në periudhën prej orës 07:40 deri në orën 11:30.

"Ky problem teknik është tejkaluar dhe sistemet e DAP-it janë në dispozicion për realizim të të drejtave të juaja dhe detyrimeve të cilët i realizoni përmes të njëjtëve", bëhet e ditur në kumtesën e DAP-it. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR