• e shtunë, 28 dhjetor 2024

AP dhe Nju-Jork Tajms e morën çmimin Pulicer për raportimin nga Ukraina

AP dhe Nju-Jork Tajms e morën çmimin Pulicer për raportimin nga Ukraina

Nju-Jork, 9 maj 2023 (MIA) - Agjencia Asoshiejted Pres e fitoi Çmimin Pulicer për servis publik për vitin 2023 për njoftimin gjatë luftës për qytetin e rrethuar ukrainas Mariupol, ndërsa Nju-Jork Tajms e mori çmimin për njoftim ndërkombëtar për invazionin rus në Ukrainë.

Gazetarja e "Uashington post", Karolin Kiçener, e mori çmimin nacional Pulicer për raportim për çështjen e abortit në SHBA, pasi Gjykata Supreme vitin e kaluar e pezulloi aktvendimin e rëndësishëm të viit 1973, Ro kunder Uejdit, që e legalizoi procedurën në nivel nacional.

Rojters ishte finalist për tema vendore për raportimin për punën e fëmijëve si edhe për raportimin ndërkombëtar për seri hulumtuese që i zbulon shkeljet e të drejtave të njeriut të ushtrisë nigeriane mbi gratë dhe fëmijët gjatë luftës së saj kundër militantëve islamikë.

Uollstrit xhurnal e fitoi Çmimin Pulicer për raportim investigativ për zbulimin e një konflikti financiar të interesave midis nëpunësve në dhjetë agjenci federale. Los-Anxhelos e fitoi çmimin Pulicer për lajm më të fundit (breaking news) për zbulimin e një bisede të incizuar në mënyrë të fshehtë midis autoriteteve të qytetit në të cilin ka pasur komente raciste.

Çmimet vjetore Pulicer, që për herë të parë janë ndarë në vitin 1917, janë çmimet më prestigjioze në gazetarinë amerikane. Ato janë emëruar sipas botuesit të gazetës Xhozef Pulicer, i cili vdiq në vitin 1911. Në testament Puliceri ka lënë para për ndarjen e çmimeve dhe për themelimin e shkollës së gazetarisë në Universitetin e Kolumbisë. Çmimi Pulicer, gjithashtu, ndahet për tetë kategori për libra, muzikë dhe dramë.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR