• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anulohet votimi në Këshillin e Sigurimit të KB-së për armëpushimin në Gazë

Anulohet votimi në Këshillin e Sigurimit të KB-së për armëpushimin në Gazë

Nju-Jork, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Votimi në Këshillin e Sigurimit të KB-së për kërkesën për armëpushim humanitar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit sot u anulua për disa orë, për shkak të takimit të planifikuar të ministrave arabë dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.

Këshilli 15-anëtarësh duhet të votojë për draft të shkurtë të rezolutës, por votimi u anulua me kërkesë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat e propozuan tekstin, me përkrahje të vendeve arabe dhe Organizatës për bashkëpunim islamik, njoftuan mediumet britanike.

Për miratimin e rezolutës nevojiten të paktën nëntë vota, pa veto nga pesë anëtraret e përhershme - SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe.

Këshilli duhet të votojë më ora 17:30 sipas kohës lokale (23:30 sipas kohës së mesme evropiane). bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR