• e enjte, 26 dhjetor 2024

ANSA: Viti 2022 ka qenë viti më i nxehtë dhe më i thatë në Itali

ANSA: Viti 2022 ka qenë viti më i nxehtë dhe më i thatë në Itali

Romë, 20 korrik 2023 (MIA) - Raporti i ri zbulon se në vitin 2022 Italia e ka përjetuar vitin më të nxehtë dhe më të thatë në historinë e saj, transmeton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Në raportin e Institutit italian për mbrojtje dhe shpëtim të mjedisit jetësor (ISPRA) dhe Sistemit nacional për mbrojtje të mjedisit jetësor thuhet se temperatura mesatare ka qenë për më shumë se një gradë Celsius më e lartë nga viti 2021 dhe për 0,58 Celsius më e lartë nga rekordi paraprak.

Gjithashtu, shtohet se temperatura ka qenë për 1.23 gradë më e lartë nga mesatarja e vitit 1991 deri në vitin 2020.

Në raportin e titulluar "Klima në Itali në vitin 2022", thuhet se temperatura ka qenë nën mesatare në çdo muaj të vitit të kaluar, përveç në mars dhe prill

Në periudhën janar-korrik, reshjet kanë qenë madje 39 për qind nën normalen. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR