• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketat: Rënie e rejtingut të Makronit dhe Atalit

Anketat: Rënie e rejtingut të Makronit dhe Atalit

 Paris, 18 mars 2024 (MIA) - Rezultatet e dy anketave tregojnë rënie të rejtingut të presidentit dhe kryeministrit francez, Emanuel Makron dhe Gabriel Atal.

Sipas anketës të institutit Ifop, nga politika e Makronit janë të kënaqur  vetëm 28 për qind e francezëve, ndërsa të paknaqur janë  72 për qind, ndërsa në shkurt përqindja e tyre ishte 29 me 71. 

Pakënaqësi për punën e Atalit janë shprehur me 55 për qind, që është një rritje prej tre për qind krahasuar me muajin e kaluar. Ndërsa 45 për qind e francezëve janë të kënaqur me punën e kryeministrit, ndërsa në shkurt 48 për qind janë shprehur të kënaqur. 

 Rezultate të ngjashme janë vërejtur edhe në anketën e Institutit Ipsos.

Sipas anketës të opinionit publik Ipsos, 67 për qind e francezëve kanë një opinion të pafavorshëm për Makronin, ndërsa 29 për qind kanë një opinion pozitiv. 

Një rënie e popullaritetit është vërejtur edhe për kryeministrin. Gjysma e francezëve kanl deklaruar se kishin një opinion të pafavorshëm për Atalin (45 për qind në shkurt), ndërsa 38 për qind kishin një opinion pozitiv (40 për qind në shkurt). 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR