• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anketë: Rreth 3,6 për qind e adoleshentëve në Itali nuk identifikohen si meshkuj apo femra

Anketë: Rreth 3,6 për qind e adoleshentëve në Itali nuk identifikohen si meshkuj apo femra

 Romë, 9 korrik 2024 (MIA) - Rreth 3,6 për qind e adoleshentëve në Itali nuk janë identifikuar si gjini mashkullore apo femërore, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i fundit i publikuar sot.

Anketa e institutit hulumtues IARD është kryer mes 3.427 nxënësve të moshës 13 deri në 19 vjeç, dhe për herë të parë në hulumtimin e të anketuarve iu lejua të zgjidhnin një opsion në fushën pr gjininë, ku thuhet se ata nuk identifikohen as si meshkuj, as femra.

 Ish-kryetari i Shoqatës Italiane të Mjekëve për Adoleshentët Pjernikola Garofalo deklaroi se rezultatet e sondazhit ndoshta nuk tregojnë situatën reale dhe se ka më shumë adoleshentë që nuk duan të deklarojnë gjininë e tyre.

 Anketa tregoi gjithashtu se 63 për qind e adoleshentëve italianë kanë frikë nga një fillim i mundshëm lufte. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR