• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anketa: Kaselakis në epërsi për postin e liderit në SYRIZA

Anketa: Kaselakis në epërsi për postin e liderit në SYRIZA

Athinë, 20 shtator 2024 (MIA) - Me rejtingun prej 31.1 për qind, kryetari i shkarkuar i SYRIZA-s Stefanos Kaselakis është në avantazh karshi kolegëve të tij partiak në garën për lider të partisë opozitare greke, ndërsa më shumë se gjysma e votuesve të SYRIZA-s e shohin si mënyrë të favorshme rikthimin përfundimtar të Aleksis Ciprasit në pozitën e liderit, tregojnë rezultat e anketës së opinionit publik në Greqi realizuar nga agjencia "MRB" për televizionin "Open", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zgjedhjet në SYRIZA do të mbahen më 24 nëntor dhe për momentin ende nuk janë zbardhur zyrtarisht kandidatët për kryetar partie, ndërsa në anketë janë përfshirë ata të cilët tashmë kanë deklaruar publikisht ose pritet të deklarojnë se synojnë të luftojnë për postin e liderit. 

Sipas rezultateve të hulumtimit të mendimit publik, SYRIZA është me rejting njëshifror dhe bie në vendin e pestë pas Demokracisë së Re, PASOK-ut, Zgjidhjes Greke dhe Partisë Komuniste.

Në fillim të tetorit, lider do të zgjedh dhe PASOK, e cila në anketën konkrete është në pozitën e dytë me pak më pak se dhjetë për qind mbrapa Demokracisë së Re në pushtet.

Në lidhje me parashikimet për njeriun e parë të Partisë Socialiste greke, rezultatet tregojnë se kryetari aktual i PASOK-ut Nikos Andrulakis është në epërsi para kryetarit të Athinës Haris Dukas ku sipas gjitha gjasave betejën kryesore do ta zhvillojnë në rrethin e dytë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR