• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketa e Si-En-En pas debatit: Paraqitja e Trampit ishte shumë më e mirë nga ajo e Bajdenit

Anketa e Si-En-En pas debatit: Paraqitja e Trampit ishte shumë më e mirë nga ajo e Bajdenit

Uashington, 28 qershor 2024 (MIA) - Pas përfundimit të debatit të parë, të paralajmëruar si historik, mes dy kandidatëve presidencialë për zgjedhjet në SHBA, presidentit aktual, demokratit, Xho Bajden dhe kundërshtarit të tij, republikanit, Donald Tramp, nikoqiri i ngjarjes televizioni Si-En-En, realizoi anketën e cila tregoi se ish presidenti amerikan kishte paraqitje më të mirë.

Sipas Si-En-En, votuesit e regjistruar të cilët ndjekën debatin herët në mëngjes midis Bajdenit dhe Trampit i dhanë përparësi kundërshtarit Tramp për të cilin u përcaktuan 67 për qind, përkundër 33 për qind për Bajdenin.

Para debatit, të njejtit votues, gjithashtu, prisnin paraqitje më të mirë të Trampit, por raporti ishte 55 me 45 për qind.

Rezultatet e hulumtimit i pasqyrojnë mendimet për debatin vetëm te ata votues që e ndjekën atë dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e trupit votues - sipas karakteristikave të tyre demografike, preferencave politike ose nivelit të vëmendjes që e kanë në politikë. Shikuesit e debatit në anketë kishin pesë pikë më shumë gjasa të priren drejt republikanëve sesa te demokratët, që e bën publikun pak më të prirur drejt republikanëve nga të gjithë votuesit e regjistruar në nivel kombëtar.

Por, rezultatet janë ndryshim nga viti 2020, kur vëzhguesit e debatit mendonin se Bajdeni mundi Trampin në debatet e tyre presidenciale.

Shumica prej 57 për qind e shikuesve të debatit të mbrëmshëm mendojnë se nuk kanë besim të vërtetë në aftësinë e Bajdenit për të udhëhequr vendin, ndërsa 44 për qind thonë se nuk kanë besim të vërtetë në aftësinë e Trampit për ta bërë këtë. Këto numra praktikisht janë të pandryshuar nga një anketë para debatit, në të cilën 55 për qind e atyre votuesve deklaruan se nuk kanë besim te Bajdeni, ndërsa 47 për qind thanë se nuk kanë besim te Trampi.

Anketa e Si-En-En-it ishte realizuar përmes SMS porosive me 565 vota të regjistruar në SHBA të cilët thanë se e kanë shikuar debatin, ndërsa rezultatet e anketës përfaqësojnë vetëm pikëpamjet e shikuesve të debatit. Të anketuarit ishin rekrutuar për të marrë pjesë në debat dhe ishin zgjedhur përmes një ankete të anëtarëve të Panelit të Opinionit të SSRS, panel përfaqësues kombëtar dhe të rekrutuar duke përdorur teknikat e mostrave të bazuara në gjasa. 

Rezultati nga mostrat e përgjithshme të shikuesve në debat ka margjinë të gabimit gjatë marrjes së mostrave nga plus/minus 5,5 pikë përqindjeje. rq/fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR