Anketë: Vajdeli me shanset më të mëdha për tu bërë kancelarja e Gjermanisë
- - Rezultatet e ankestës më të fundit të INSA të kryer për gazetën Bild tregojnë se liderja e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD), Alis Vajdel ka mbështetjen më të madhe nga qytetarët.
- Post By Fami Bajrami
- 13:40, 23 dhjetor, 2024
Berlin, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Rezultatet e ankestës më të fundit të INSA të kryer për gazetën Bild tregojnë se liderja e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD), Alis Vajdel ka mbështetjen më të madhe nga qytetarët.
Anketa tregon se 24 për qind e gjermanëve deklaruan se do të votonin për Vajdelin për tu bërë kancelarja e re federale.
Vajdeli ka përparësi prej katër për qind para Fridrih Mercit të Unionit Kristian Demokrat (CDU).
Në pjesën perëndimore të Gjermanisë, Vajdeli dhe Merci kanë mbështetjen e 22 për qind, ndërsa në pjesën lindore të vendit, lideri i AFD-së ka rejting prej 36, ndërsa lideri i CDU-së - 16 për qind.
Anketa tregon se kancelari në largim dhe lideri i Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD), Olaf Sholc ka mbështetjen e 15 për qind të votuesve. rq/
Foto: DPA