• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë: Trampi kryeson garën për nominimin republikan vitin e ardhshëm, Hejlli e fundit

Anketë: Trampi kryeson garën për nominimin republikan vitin e ardhshëm, Hejlli e fundit

Uashington, 14 shkurt 2023 (MIA) - Ish presidenti amerikan, Donald Tramp kryeson në fushën potencialisht të gjerë që ta fitojë nominimin presidencial republikan në vitin 2024, me të saposhpallurën Niki Hejlli në vendin e katërt, tregojnë të dhënat nga anketa e Rojters/Ipsos.

Trampi ka mbështetjen e 34 për qind të republikanëve të regjistruar në anketën e re të realizuar nga 6 deri më 13 shkurt. 

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis ka 31 për qind mbështetje dhe vetëm 4 për qind për ish guvernatoren e Karolinës së Jugut, Niki Hejlli, e cila sot e shpalli kandidaturën e saj.

Desantis ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, por shumë e presin atë. Ish zëvendëspresidenti Majk Pens, i cili gjithashtu po mendon të kandidohet, ka 7 për qind të mbështetjes së republikanëve në anketë.

Anketa e Rojters/Ipsos ka intervistuar 1.465 republikanë të regjistruar, pjesë e mostrës më të madhe prej më shumë se 4.000 amerikanëve të rritur në nivel kombëtar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR