• e premte, 08 nëntor 2024

Anketë: Shumica e palestinezëve konsiderojnë se sulmi i Hamasit më 7 tetor ishte gabim

Anketë: Shumica e palestinezëve konsiderojnë se sulmi i Hamasit më 7 tetor ishte gabim

 Gazë, 17 shtator (MIA) - Shumica e banorëve të Rripit të Gazës konsiderojnë se vendimi i Hamasit që ta sulmojë Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar ishte gabim, tregojnë hulumtimet e reja të opinionit publik, rezultatet e të cilit janë publikuar sot. 

 Hulumtimi tregon rënie të madhe të mbështetjes për atë sulm, i cili u pasua nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës.

 Anketa, e zbatur në fillim të shtatorit nga ana e Qendrës Palestineze për Politikë dhe Hulumtim (PSR), tregon se 57 për qind e anketuesve në Rripin e Gazës  konsiderojnë se vendimi për sulm të Izraelit më 7 tetor është gabim, ndërsa 39 për qind besojnë se është e drejtë. 

 Ka rënë edhe mbështetja për sulmin në Bregun Perëndimor, edhe pse shumica e anketuesve, 64 për qind prej tyre, megjithatë,  konsiderojnë se ky është vendim i drejtë, thuhet në hulumtim. 

 PSR-ja njofton se hulumtimi i ri i tyre për herë të parë tregoi se mbështetja për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës ndjeshëm ka rënë, si dhe pritjet se Hamasi do ta fitojë luftën.

 Hulumtimi tregon se numri i anketuesve në Rripin e Gazës të cilët e mbështesin Hamasin ka rënë nga 38 në 35 për qind. Por, Hamasi mbetet i popullarizuar nga Fatahu, i udhëhequr nga presidenti Mahmud Abas, edhe në Rripin e Gazës edhe në Bregun Perëndimor. qa/ 

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR