• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë: Shumica e gjermanëve duan që 8 maji të jetë festë shtetërore

Anketë: Shumica e gjermanëve duan që 8 maji të jetë festë shtetërore

Berlin, 8 maj 2023 (MIA) – Shumica e gjermanëve dëshirojnë që 8 maji, përvjetori i humbjes së vendit të tyre në Luftën e Dytë Botërore, të jetë festë shtetërore, tregojnë rezultatet nga anketa e fundit e "JuGov" (YouGov).

Anketa tregon se 53 për qind e gjermanëve thanë se do të ishte e përshtatshme që 8 maji, dita kur Gjermania naziste iu dorëzua pa kushte aleatëve, të ishte një festë e re shtetërore, ndërsa 27 për qind thanë se do të ishte "mjaft" ose "shumë" e papërshtatshme.

Anketa tregon se veçanërisht të rinjtë mbështesin idenë që Dita e Fitores mbi Fashizmin të jetë një festë shtetërore gjermane. Rreth 61 për qind e njerëzve të moshës 18 deri në 24 vjeç deklaruan se 8 maji duhet të jetë festë shtetërore. Anketa është kryer nga 5 deri më 7 maj 2023, gjatë së cilës janë ekzaminuar 14,181 të rritur.

Ushtria gjermane kapitulloi ndaj Bashkimit Sovjetik, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës pak më shumë se një javë pasi diktatori nazist Adolf Hitler kreu vetëvrasje në Berlin. ls/

Foto: ilustrim Piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR