• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: Shtatëdhjetë për qind amerikanë të shqetësuar dhe të frustruar për shkak të zgjedhjeve

Anketë: Shtatëdhjetë për qind amerikanë të shqetësuar dhe të frustruar për shkak të zgjedhjeve

Uashington, 1 nëntor 2024 (MIA) – Rreth 70 për qind e amerikanëve kanë deklaruar se janë “të shqetësuar” ose “të frustruar” për shkak të zgjedhjeve, tregoi anketa më e re, transmeton Anadollia. 

Anketa e qendrës hulumtuese Asoshieted pres – NORC (Associated Press-NORC) zbulon se demokratët dhe republikanët kanë emocione të ngjashme lidhur me zgjedhjet. 

Megjithatë, demokratët janë më të prirë drejt “ankthit” në krahasim me republikanët. 

Të papërcaktuarit janë gjithashtu të frustruar, por “më pak të shqetësuar, më pak të interesuar dhe më pak të shqetësuar”.  

Afroamerikanët ndjejnë “shqetësim më të madh” lidhur me garën e nënpresidentes Kamalla Haris dhe ish presidentin amerikan dhe kandidatin republikan Donald Tramp, në krahasim me të bardhët, dhe janë më pak “të frustruar” nga fushata. 

Hispanikët, gjithashtu, janë më pak “të frustruar” lidhur me fushatën nga të bardhët. 

Votuesit amerikanë më 5 nëntor do të vendosin se kush do ta kontrollojë Kongresin, dhe nëse ish presidenti Donald Tramp ose nënpresidentja Kamalla Haris do të jenë në Shtëpinë e Bardhë. Cilado parti politike e cila do ta kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve ose Senatin, kjo do të jetë kyçe për presidentin e ri në realizimin e programit ligjvënës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR