Anketë: Rejtingu i Trampit pëson rënie
- Rezultatet e anketës së re të Rojtersit dhe Ipsos tregojnë rejtingun më të ulët të Donald Trampit në mandatin e tij të dytë presidencial.
- Post By Fami Bajrami
- 11:48, 25 mars, 2026
Uashington, 25 mars 2026 (MIA) – Rezultatet e anketës së re të Rojtersit dhe Ipsos tregojnë rejtingun më të ulët të Donald Trampit në mandatin e tij të dytë presidencial.
Vetëm 36 për qind e amerikanëve miratojnë veprimet e Trampit, ndërsa javën e kaluar e mbështesnin atë 40 për qind. Pikëpamjet e amerikanëve për Trampin kanë ndryshuar ndjeshëm për shkak të menaxhimit të tij me shpenzimet e jetesës, pasi çmimet e benzinës janë rritur pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.
Vetëm 25 për qind e të anketuarve mbështesin mënyrën se si Trampi zgjidh problemet, mbi të cilën ai e bazoi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.
Edhe tek republikanët, që nuk e miratojnë menaxhimin me shpenzimet e jetesës janë rritur gjithashtu prej 27 për qind javën e kaluar në 34 për qind.
Rejtingu i Trampit në ditët e para të mandatit të tij të dytë presidencial ishte 47 për qind, ndërsa verën e kaluar ishte rreth 40 për qind.
foto: EPA