• e premte, 27 dhjetor 2024

Anketë: Pothuajse dy të tretat e gjermanëve duan një qeveri të re

Anketë: Pothuajse dy të tretat e gjermanëve duan një qeveri të re

 Berlin, 19 gusht 2023 (MIA) - Pothuajse dy të tretat e qytetarëve gjermanë duan një qeveri të re, sipas një ankete të publikuar sot, vetëm një ditë pasi shumica deklaruan se nuk janë të kënaqur nga puna e kancelarit Olaf Sholc dhe qeverisë së tij të koalicionit në një anketë tjetër.

Madje 64 për qind e të anketuarve besojnë se ndryshimi i pushtetit do të ishte mirë për Gjermaninë, tregojnë rezultatet e anketës të INSA-s për edicionin javor të Bildit. 

Vetëm 22 pë rqind e tyre do të dëshironin ta mbanin qeverinë e koalicionit  të tanishëm të përbërë nga Socialdemokratët (SPD) të Sholcit, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP). 

 Anketa të premten tregoi se 51 për qind e gjermanëve nuk janë të kënaqur me Sholci si kancelar dhe 58 për qind mendojnë se qeveria e koalicionit po punon keq.

 Anketa e re tregon se kënaqësia nga Sholci  dhe SPD-ja e tij po bie, ndërsa tani 70 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur  nga puna e ti, që është një rritje 10 për qind më shumë se anketa katër javë më parë.

 Sipas anletës në edicionin javor të Bildit, SPD po zgjeron hendekun e saj  në lidhje me Alternativën për Gjermaninë (AfD)  dhe tani ka vetëm 18 për qind mbështetje, dy pikë përqindjeje më pak se javën e kaluar, ndërsa AfD mbeti në 21 për qind. 

 Blloku konservator opozitar CDU/CSU ka 27 për qind mbështetje, të Gjelbrit 14 për qind dhe FDP 8 për qind. Partia e Majtë Die Linke mbeti e pandryshuar në pesë për qind.

 Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR