• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: Një pjesë e vogël e amerikanëve konsideron se SHBA duhet të luaj rol më aktiv në konfliktet në Ukrainë dhe Gazë

Anketë: Një pjesë e vogël e amerikanëve konsideron se SHBA duhet të luaj rol më aktiv në konfliktet në Ukrainë dhe Gazë

Uashington, 8 mars 2024 (MIA) - Shumica e demokratëve dhe republikanëve besojnë se SHBA-ja nuk duhet të intensifikojë përfshirjen e saj në konfliktet e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës dhe midis Izraelit dhe Hamasit.

Këtë e tregon një anketë e re nga Qendra për hulumtime të politikave publike të agjencisë Asoshieted pres - NORK.

Nga anketa zbulohet se katër në dhjetë të rritur amerikanë duan që Amerika të luajë rol kryesisht "pasiv" në menaxhimin e konflikteve globale.

Nga ana tjetër, vetëm rreth një e katërta e të anketuarve besojnë se SHBA-ja duhet të luajnë rol më aktiv. Rreth një e treta besojnë se SHBA-ja sot e luanë rolin që duhet ta luajë.

Në të njëjtën kohë, shumë më tepër republikanë dhe të pavarur se demokratët besojnë se SHBA-ja duhet të zvogëlojë mbështetjen e saj për Ukrainën, thuhet në anketë.

Rreth gjysma e republikanëve dhe të pavarurve duan që SHBA-ja të luajë rol më pak aktiv në luftën Ukrainë-Rusi, ndërsa vetëm 18 për qind e demokratëve e mbështesin një opinion të tillë. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR