• e premte, 27 dhjetor 2024

Anketë në SHBA: Mbështetja për Bajdenin në nivelin më të ulët historik prej 38,7 për qind

Anketë në SHBA: Mbështetja për Bajdenin në nivelin më të ulët historik prej 38,7 për qind

Uashington, 28 prill 2024 (MIA) - Mbështetja për presidentin amerikan Xho Bajden në mesatare ishte 38,7 për qind gjatë tremujorit të tij 13-të të funksionit, sipas hulumtimit të fundit të mendimit publik të Galup.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Bajdeni (81) mori mbështetje prej 38,7 për qind të të anketuarve, tre për qind më pak se mbështetja të cilën e kishte presidenti Xhorxh Bush më i vjetri në periudhën e njëjtë të mandatit të tij, transmeton "Nju-jork post". 

"Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve, Bajdeni është në pozitë më të dobët nga cilido president i mëparshëm", përfunduan hulumtuesit e Galup. 

Hulumtimi i njëjtë tregon se ish presidenti Donald Tramp, i cili garon me Bajdenin për mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, ka marrë mbështetje prej  46,8 për qind e të anketuarve. 

Gazeta ditore e Nju-Jorkut bën të ditur se që të dy presidentët Nikson dhe Karter kanë pasur mbështetje më të madhe se Bajdeni, me 53,7 për qind, gjegjësisht 47,7 për qind, përderisa presidenti Dvajt Ajzenhauer ka pasur mbështetje më të madhe gjatë 70 viteve të fundit me madje 73,2 për qind. 

Rezultatet nga anketat e Galup për mbështetje publike të presidentëve amerikanë, të cilat zbatohen nga fillimi i mandatit të Ajzenhauer në vitin 1952, janë tregues i fuqishëm për sukses për kandidatët të cilët duan të marrin mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, sipas "Nju Jork post".

Historikisht, çdo president në shtatë dekadat e fundit me mbështetje mbi 50 për qind arriti të fitojë një mandat të dytë, me përjashtim të Barak Obamës që fitoi në vitin 2012 me 46 për qind mbështetje gjashtë muaj para zgjedhjeve. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR